Tasholli: Berlini presion Kosovës e Serbisë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, sot do ta presë në Berlin, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq.
Për analistin politik, Ismail Tasholli, Berlini me idenë e rritjes së presionit për të dyja palët, po mundohet të tregoj seriozitet në dialogun Kosovë -Serbi.
Madje siç shprehet ai besimi i Evropës është paksa i zbehur dhe pa ndihmën ShBA e ka të pamundur imponimin e zgjidhjes së problemit Kosovë – Serbi.
Tasholli thotë se vërehet një angazhim “shtesë” sa i përket dialogut, që mund të lexohet edhe si shtim i peshës së përgjegjësisë për të gjitha palët e përfshira në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare.
“Berlini, me idenë e rritjes së presionit për të dyja palët (Kosovë-Serbi), po mundohet që ta përforcojë seriozitetin në dialog nëpërmjet nikoqirëllëkut”, thotë Tasholli për Rtklive.
Se a do të arrijë të bind palët, sipas tij, mbetët të shihet.