75 Mall Live Search
14:59 / E Diele, 02 Prill 2023 / S Z

Tasholli: Marshojmë kundër ndryshimit të historisë, çlirimtarët do të na kthehen fitimtarë

Mijëra qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës, me pankarta në duar e të veshur me logot e ish luftëtarëve që gjenden në Hagë, kanë mbushur sheshet e Prishtinës për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët.

Në këtë marsh u tha se po mbështesin themeluesit e UÇK-së, pjesës me krenare të historisë kombëtare.

Organizatori i këtij marshi Ismail Tasholli tha se  si komb po marshojnë kundër ndryshimit të historisë. Ai tha se ish krerët e UÇK-së nesër e fillojnë betejën për drejtësi dhe se si gjithmonë do të kthehen si fitimtarë e faqebardhë.

“UÇK është emëruesi ynë i përbashkët është vlera më sublime që e kemi krijuar si komb. Si komb marshojmë kundër ndryshimit të historisë. Marshojmë për drejtësi. Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, e fillojnë nesër betejën e radhës për të vërtetën dhe drejtësinë. Si gjithmonë do të na kthehen fitimtar e faqebardhë. Ne sot u bëmë bashkë dhe doli dielli”, tha ai..

Edhe Elzia Hoxha tha se UÇK-ja dhe thirrja për drejtësi,  i bashkon të gjithë pa dallim.

“Iu falënderoj të gjithëve. UÇK -ja na bashkon të gjithëve pa dallim. Thirrja për drejtësi na bashkon”, tha ajo./Indeksonline/