10:46 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Tasholli: Policia e Kosovës – e mbështetur për muri, sot e kemi afatin e fundit, priten protesta!

Forcat e Policisë së Kosovës shumë shpejt do të dalin në protestë. Kështu ka paralajmëruar Shaban Tasholli, përfaqësuesi i Sindikatës së Policisë së Kosovës në mbledhjen e Komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ai ka thënë se këtë nuk e dëshiron institucioni i sigurisë, mirëpo, sipas tij, policia është mbështetur për muri, transmeton Indeksonline

Policia e Kosovës paralajmëron protesta - GazetaBlic

“14 orë çizmet nuk na ndahen. Policia nuk ka shujta 12-orëshe, që me ligj i takon. Nuk i paguhen orët shtesë, por deri në 60 orë. Kërkesa jonë është që të realizohet paketa 300 eurove, ndërrimi i natës, puna jashtë orarit dhe shujta. Asnjë përgjigje s’kemi nga Qeveria e Kosovës. Ne e kemi sot afatin e fundit për kërkesat tona. E them me shumë përgjegjësi, se policia është mbështetur për muri.

Protesta do të ndodhë dhe ne protestën mund ta kemi në kontroll 1 orë.  Nuk dëshirojmë protestën, por jemi në situatën që jemi të detyruar ta bëjmë. Në Qeverinë e Kurtit me ministrin Xhelal Sveqla kemi arrit t’i merrnim 300 euro për dy muaj. Tani me Qeverinë e Hotit ndalen të gjitha, nuk ka asnjë përgjigje”, është shprehur ai. /Indeksonline

Hyn në fuqi Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, këto  janë ndëshkimet që parashihen