13:47 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Task Forca e policisë nis hetimet për një tender, në Komunën e Prishtinës

Task Forca Antikorrupsion e Policisë së Kosovës, ka nisur hetimet në lidhje me një tender, në Komunën e Prishtinës.

Burimet e IndeksOnlinet, të afërta me hetimet kanë thënë se pjesëtarët e kësaj taskë force shumë shpejt do të trokasin në dyert Prokurimit të Komunës së Prishtinës për të mbledhur dëshmitë për dyshimet e ngritura.

Rasti është duke u hetuar tashmë një kohë dhe ka të bëjë me një keqpërdorim me ndriçimin, vlera e të cilit është rreth 800 mijë euro.

Personat e dyshuar për këtë tender janë të identifikuar dhe shumë shpejt do të intervistohen nga zyrtarët e kësaj task force./IndekOnline/