75 Mall Live Search
17:58 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / A. M.

Tatlises reagon pas aksidentit, thotë se është mirë dhe se do të performojë

Legjenda e muzikës turke, Ibrahim Tatlises, gjatë ditës së sotme, është përfshirë në një aksident komunikacioni në Bodrum, ku mbetën të lënduar pesë njerëz duke e përfshirë edhe këngëtarin.

Artisti kishte ngecur në automjet dhe është nxjerrë nga ekipet e shpëtimit dhe më pas është dërguar në spital, ku i është nënshtruar ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor.

Sipas njoftimeve në mediat turke, ai ka pësuar frakturë në këmbë, por gjendja e përgjithshme e tij është e mirë.

Në një video të publikuar nga spitali, shfaqej Tatlise teksa këndonte një këngë, ndërsa përfaqësuesit e tij kanë thënë se mjekët i kanë dhënë dritë të gjelbër që të dalë sonte në skenë.

Vet këngëtari ka bërë një postim në InstaStory, ku i ka njoftuar fansat e tij se do të performojë në koncertin e paralajmëruar në Bodrum.

Tatlises i ka falënderuar të gjithë që janë interesuar për shëndetin e tij duke thënë se është mirë dhe se do të interpretojë në mbrëmje.