75 Mall Live Search
13:51 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / OSH

Taulant Dajaku hedh poshtë lajmet për një rikthim tek Drenica

Gjatë ditës së sotshme po qarkullon një lajm se futbollisti i njohur kosovar, Taulant Dajaku do të transferohet te klubi i Drenicës.

Në lidhje me këtë, Indeksonline kontaktoi futbollistin, i cili mohoi këtë mundësi.

“Më duhet të them se edhe unë personalisht thjesht në media e kam parë tani dhe ajo çka mund të them në këtë moment është se unë personalisht s’kam pasur asnjë kontakt në lidhje me këtë mundësi që po përflitet, e vetmja gjë që mund të them është kjo”, u shpreh ai.

Dajaku sezonin e kaluar ishte pjesë e KF Ferizaj, gjatë verës u largua. Për momentin, ai është pa skuadër./Indeksonline/