13:36 / E Martë, 09 Maj 2023 / S Z

Taulant Kelmendi emërohet zëvendësministër i Arsimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Taulant Kelmendin, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Kryeministri Kurti e uroi z. Kelmendi për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës./Indeksonline/