75 Mall Live Search
10:38 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

Taulant Kryeziu betohet si deputet i ri nga VV-ja, zëvendëson Shpejtim Bulliqin

Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, është betuar si deputet, Taulant Kryeziu  nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje si zëvendësueses i Shpejtim Bulliqit, i cili tashmë është zgjedhur kryetar i Podujevës, në zgjedhjet e 29 nëntorit.

Ai pas kryesueses së seancës Abërie Nagavci ka thënë fjalën e betimit, ndërsa seanca po vazhdon me rrjedhën e saj./IndeksOnline/