75 Mall Live Search
18:22 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / Gj. Sh

Taulant Seferi e Enis Bardhi shënojnë supergola në Kupën e Turqisë (VIDEO)

Dy futbollistët shqiptarë Taulant Seferi e Enis Bardhi, që luajnë te skuadra turke, Bodrumspor, kanë shënuar supergola sot në Kupën e Turqisë.

Seferi shënoi golin e barazimit ndja Trabzonspor, në minutën e 15-të.

Ky ishte goli i parë në vitin 2025, pasi nuk kishte sh♪nuar që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Pesë minuta më vonë, Bardhi i dha epërsinë skuadrës së Bodrumsporit.

Ai shënoi kundër ish-skuadrës, por i kërkoi falje tifozëve./IndeksOnline/