Taulant Seferi shënon gol në Ligën e Parë të Turqisë

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi ka shënuar gol për Bodrumsporin në ndeshjen e javës së dytë në Ligën e Parë të futbollit në Turqi.
Seferi shënoi gol në minutën e 20’të në ndeshjen ndaj Sivassporit, e cila u mbyll me shifrat e barabarta 1:1, shkruan Indeksonline
Te Bodrumsporti luajtën edhe dy emra tjerë shqiptarë: Imeri dhe Ajeti.
Kujtojmë që ky ishte goli i parë i Seferit gjatë këtij sezoni./Indeksonline/