08:02 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Taulant Xhaka dhe Arbnora shfaqen me shumë stil këtë mëngjes

Futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka ka publikuar një fotografi ku shfaqet bashkë me bashkëshorten e tij.

Taulanti përmes një “selfie” kishte treguar se ai dhe bashkëshortja po kalojnë kohë të mira së bashku, teksa i shohim edhe të veshur me shumë stil.

“Dashuria ime, gruaja ime, dashuri, shijoje, i lumtur” ka shkruar Taulanti bashkangjitur me fotografinë.

Rikujtojmë, që Taulanti dhe Arbnora janë lejuar gjithë vitit të kaluar ndonëse ende nuk kanë bërë një dasmë të madhe, ashtu si të vëllait të tij Granitit./Indeksonline/