75 Mall Live Search
18:48 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Taulant Xhaka i gëzuar, bëhet baba për herë të parë

Futbollisti i njohur shqiptar, i cili luan për kombëtaren e Shqipërisë, Taulant Xhaka, së fundmi ka ndarë me fansat e tij një lajm të gëzueshëm për të.

Ai përmes llogarisë së tij në Instagram, ka shfytëzuar rastin të informoj fansat se ai dhe gruaja e tij Arbnora janë bërë prindër për herë të parë, shkruan Indeksonline.

Ata kanë mirëpritur ardhjen në jetë të djalit të tyre, që e kanë pagëzuar me emrin Kelvis Xhaka.

“Mirësevjen në këtë botë engjulli im i vogël! Nëna dhe Babi të dojnë pa masë. Kelvis Xhaka!”, ka shkruar ai përkrah një fotografie që ka publikuar. /IndeksOnline/