75 Mall Live Search
18:36 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Taulant Xhaka me gruan të buzëqeshur, pak ditë para se të bëhen prindër

Futbollisti i njohur shqiptar Taulant Xhaka, që është vëllau i futbollistit të Arsenalit, Granit Xhaka, edhe pak ditë e ndajnë për të përjetuar ndjenjën e të qenurit prind për herë të parë.

Ai dhe gruaja e tij Arbnora, së fundmi kanë publikuar një fotografi ku shihen të buzëqeshur në pritje të fëmijës së tyre.

Futbollisti i Baselit tash e sa kohë ka bërë të ditur se po pret të bëhet baba.

Dhe duket se momentet e fundit ai po i pret me padurim. /Indeksonline/