75 Mall Live Search
17:34 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Taulant Xhaka: Zhegrova është showman

Mesfushori kosovar Edon Zhegrova, dje dhuroi një paraqitje të shkëlqyer me Baselin.

Ndaj Young Boysit, ai dha një asistim në golin e parë për skuadrën e Baselit dhe shënoi golin e tretë në atë takim.

Ndërkaq, Taulant Xhaka njëherësh edhe kapiten i ekipit zviceran, e dërgoi në qiellin e shtatë, fantazistin e Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Ai është i ri, dhe duhet folur me të. Është një maskara, i praptë, driblues. Është një ‘showman’, por ne kemi nevojë për të. Sot ishte efikas dhe jemi shumë të lumtur për këtë”, deklaroi Xhaka.

/Indeksonline/