75 Mall Live Search
15:02 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / C E

Taulanti me mesazh të fuqishëm për Granitin para ndeshjes me Serbinë

Zvicra dhe Serbia do të përballen të premten në ndeshjen vendimtare të fazës së grupeve, ku vetëm njëra mund të kualifikohet në rundin tjetër.

Vëmendja kryesore do të jetë te dyshja nga Kosova, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri të cilët me golat e tyre të bukur kishin eliminuar një herë vendin ballkanik, shkruan Indeksonline.

Në një deklaratë për “Blick Sport”, vëllai i Granitit, Taulanti ka kërkuar nga ai që ta ruaj gjakëftohtësinë pavarësisht rezultatit të ndeshjes.

Të jem i sinqertë, nuk u kënaqa me shortin, për të gjithë të kaluarën me Granitin. Por, kam folur me Granitin për këtë një kohë të gjatë, shumë gjatë. Unë i thashë: ‘Pavarësisht se çfarë ndodh në këtë lojë, nëse shënon ose fiton ose humbet – vetëm ruaj gjakftohtësinë dhe luaj lojën tënde. Në fund të fundit, nuk ka të bëjë me politikë, është një lojë futbolli”, ka deklaruar 31-vjeçari për Blick.

Kujtojmë se Xhaka e Shaqiri ishin dënuar nga FIFA pasi që pas golit kishin festuar me shqiponjë. /IndeksOnline/