Tavani i Klinikës Gjinekologjike në QKUK me dëmtime, shiu pikon brenda koridorit
Reshjet e shumta dhe të vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar dëme edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
QKUK, saktësisht Klinika e Gjinekologjisë është ‘prekur’ nga këto reshje të shiut pasi nga tavani po pikon uji.
Në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline shihet qartë se në çfarë gjendje është kjo klinikë, ku shirat arrijnë të qarkullojnë nga shpuarja e tavanit.
Madje për të shmangur përhapjen e reshjeve të shitu që shndërrohet në uj, në mesin e koridorit është vendosur një kove që kur të mbushet të zbrazet në një vend tjetër.
Nuk dihet nëse dikush është marrë me këtë çështje, por që sigurisht do të duhej të sanohej./Indeksonline/