Tavolina e madhe, Merkel-Macron-Thaçi-Haradinaj-Rama-Vuçiq- Bernabiq
Me nga një gotë birrë në duar dhe seriozitet në fytyra, kancelarja Angela Merkel e presidenti francez, Emmanuel Macron kanë mbledhur në tavolinë liderët kosovarë bashkë me Edi Ramën, Aleksander Vuçiq e Ana Bernabiq.
Dukshëm, bie në sy fytyra e ngrysur e Vuçiq ndërsa nuk dihet ende se çfarë po bisedohet konkretisht, shkruan Indeksonline.
Kujtojmë faktin se nismëtarët e këtij samiti Gjermania dhe Franca, kanë për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes shteteve të Ballkanit Perëndimor e para së gjithash gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën dhe Serbinë, përmes dialogut./Indeksonline/
