21:47 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Tavolina plastike e 30 eurove mbante medaljet dhe kupën për të cilat klubet shpenzuan miliona euro!

Organizimi i ceremonisë për të shpërblyer kampionin e ri në Superligën e Kosovës ishte tepër i zbehtë.

Një tavolinë plastike që kushton jo më shumë se 30 euro ishte e tërë skena që ishte përgatitur për të shpërblyer Feronikelin, shkruan Indeksonline.  

Është interesant të theksohet që tri skuadrat që luftuan deri në fund për titullin e kampionit, Feronikeli, Prishtina dhe Llapi së bashku kanë shpenzuar mbi 2 milionë euro gjatë këtij edicioni.

Krejt kjo e bën këtë situatë shumë paradoksale. /Indeksonline/