Taylor dhe Travis shkëlqejnë në dasmën e modeles së njohur

Taylor Swift dhe Travis Kelce ishin të ftuar në një dasmë në Nju Jork mbrëmjen e së shtunës. Çifti mbërriti në Manhattan për martesën e modeles Karen Elson dhe pronarit të studios muzikore Lee Foster, shkruan TMZ.
Taylor veshi një fustan me lule, ndërsa i lidhur flokët në një topuz. Travis kishte një kostum të zi. Ai e ndihmoi të dilte nga makina dhe e mbajti për dore gjatë gjithë kohës, transmeton Indeksonline.

A nuk është e vërtetë dashuria e tyre?
Kujtojmë, së fundmi ka dalë një dokument (i pakonfirmuar) , sipas të cilit duket se dashuria e tyre është thjesht një ‘lojë’.
Dokumenti, i cili përmban logon e agjencisë PR me bazë në Los Angeles (e cila përfaqëson Kelcey), zbulon një strategji të supozuar për t’i dhënë fund romancës mes yllit më të madh të popit dhe një prej atletëve më të njohur të Amerikës. Sipas dokumentit, i cili më pas u mohua nga përfaqësuesit e Kelces, ndarja do të shpallej më 28 shtator./Indeksonline/