08:10 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Taylor Swfit befason fansen e cila humbi punën për shkak të koronavirusit, i dërgon këtë shumë parash

Taylor Swift po vazhdon të dërgojë para për disa nga fansat e saj më të mëdhenj!

Këngëtarja 30-vjeçare e “The Man” ka arritur të ndihmojë tifozët të cilët kanë nevojë gjatë krizës së vazhdueshme shëndetësore me koronavius.

 Taylor befasoi një student të kolegjit të Connecticut, Jess Buslewicz me 3,000 dollarë.

Jess-it iu desh të largohej për në shtëpi nga kolegji për shkak të pandemisë, duke bërë që ajo të humbiste dy punët e saj.

“Unë kam pasur një llogari Tumblr që kam pasur për rreth gjashtë vjet, dhe Taylor ndodh që ta ndjekë atë,” i tha Jess. “Unë nuk isha më në kampus, kështu që nuk mund të bëja dy nga punët e mia në kampus, të cilat ishin dado dhe udhëzues e gudiave.”

“Unë postova [në Tumblr] se isha shumë e shqetësuar për situatën që po vinte dhe ajo fatmirësisht e pa atë,” vazhdoi Jess. “Një ditë isha ulur në shtrat dhe mora një njoftim PayPal se kishte 3000 dollarë në llogarinë time!”

Ajo shtoi, “Ka një mesazh të vogël me të dhe në fund ajo tha, ‘ps mund të jetë 1 Prilli, por kjo nuk është një shaka e Ditës së Gënjeshtrave’ dhe pa atë shtesë të vogël, unë mendoj se do të kisha qenë shumë më nervoz se ishte një shaka. “

“Unë kam një fotografi të mesazhit dhe do të bëj patjetër që ta shtyp dhe kur të kthehem në shkollë dhe e vendos në murin tim për të parë të gjithë,” tha ajo.

Taylor gjithashtu pati kontakt me Jess në vitin 2018: “Që kur ajo ndoqi llogarinë time në Tumblr, ajo gjithashtu pa një nga postimin tim që motra ime dhe unë po shkonim në koncert [në Gillette Stadium] dhe ajo dërgoj ekipin e saj tek unë duke më thënë që ajo do të donte të më takonte para koncertit sepse unë kam qenë një fanse e saj prej kohësh.”

“Ajo  më mbajti duart gjatë gjithë kohës kur po flisja me të, ajo tha që ajo na donte dhe ajo na falënderoi që erdhëm ta takonim dhe se ishte shumë e lumtur që ne ishim aty.”, përundoj Jess për takimin me këngëtaren e njohur./Indeksonline/