75 Mall Live Search
15:30 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Taylor Swift anulon performancën në “Grammy Awards”

Taylor Swift ka anuluar performancën surprisë  të planifikuar të këngës së saj “The Man” në Grammy Awards të së dielës në mes të akuzave për seksizëm që po qarkullojnë rreth akademisë.

Paraqitja e Swift në shfaqje ishtembajtur e fshehur, por burime të brendshme thonë se ajo ishte e vendosur të paraqitej në skenë për të realizuar himnin e saj feminist, i cili kishte tërhequr vëmendje duke pasur parasysh pretendimet e “seksizmit të shfrenuar” në Akademi nga CEO e rrëzuar e Deborah Dugan.

Ajo është nominuar në tre kategori këtë vit, përfshirë këngën e vitit për “Lover”, dhe pritet akoma të marrë pjesë në ceremoni – por nuk do të performojë.

30 vjeçarja mori pjesë në premierën e dokumentarit të saj “Miss Americana” të enjten në mbrëmje në Sundance Film Festival, e cila është kthyer përsëri në LA për shkak të Grammys./Indeksonline/