Taylor Swift dhe Travis Kelce dhurojnë 26 milionë dollarë për bamirësi para festës së martesës
Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë bërë një gjest të madh humanitar vetëm pak para festës së tyre të shumëpërfolur të martesës.
Sipas raportimit të TMZ, çifti, i cili thuhet se ka shpenzuar miliona dollarë për të rezervuar arenën MSG dhe për ta shndërruar atë në vendin ideal për ceremoninë e tyre, ka dhuruar gjithashtu 26 milionë dollarë për organizata bamirëse, transmeton Indeksonline.
Burime të afërta me këngëtaren kanë konfirmuar se vetëm gjatë kësaj jave janë bërë donacione për të paktën 20 organizata. Nga këto, nëntë janë banka ushqimore, një organizatë për mbrojtjen e kafshëve nga keqtrajtimi, shtatë programe arsimore dhe tre spitale për fëmijë.
Ky nuk është rasti i parë që Taylor Swift angazhohet në nisma bamirësie. Ajo ka bërë edhe më herët donacione të konsiderueshme, duke mbështetur banka ushqimore në qytetet ku zhvilloi turneun Eras Tour, si dhe fondet për ndihmë pas uraganeve në Florida, tornadove në Tennessee dhe zjarreve në Los Angeles./Indeksonline/

