75 Mall Live Search
17:52 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Taylor Swift dhuron 10 mijë dollarë për fansin e sëmurë nga kanceri

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift ka dhuruar 10 mijë dollarë për fansin me sëmundje të kancerit.

Ylli i hitit “Look What Made Me Do”, kontakotj me 16-të vjeçarin, Trinity Foster dhe i dhuroi shumën e parave për ta ndihmuar atë me barnat me shpresë së një ditë do të mund të takohet me të, transmeton Indeksonline.

“Trinity, i pash fotot nga festa e albumit tënd që e bëre në spital dhe desha të të them faleminderit që je kaq e mirë dhe përkrahëse! Shpresoj që një ditë do të mund të të dhuroi një përqafim , por ndërkohë dua të dërgoj këtë dhe dashurin time, mikja jote Taylor, ka shkruar këngëtarja për adhuruesen e saj.

Para se 29-të vjeçarja të bënte donacionin e saj, Trinity arriti të mbledh 4 mijë dollarë në faqen e saj.

Në faqen ‘GoGundMe’, adoleshentja shpjegon se e ka të vështirë që ajo dhe familja e saj të përballojnë shpenzimet për barnat dhe terapitë.

Ky donacion i Taylor vjen një muaj pasi që këngëtarja, nëna e së cilës është e diagnostikuar me kancer, ndihmoj një tjetër adhurues të saj i cili po lufto me sëmundjen. Taylor befasoj fansin duke i bërë thirrje telefonike e cila ktheu disponimin e tij./Indeksonline/