Taylor Swift dhuron shumë marramendëse për adhuruesen, nëna e së cilës gjendet në komë
Këngëtarja e njohur Taylor Swift, ka dhuruar shumën prej 15 mijë e 500 dollarë, për nënën e një adhuruese të saj, e cila ka rënë në komë prej tri vitesh.
Një adhuruese e këngëtares, 19 vjeçarja Sadie Bartell, bëri një status në rrjetin social, Twitter, për të kërkuar ndihmë financiare nga ndjekësit e saj, shkruan Indeksonline.
E ky postim kishte rënë në syrin e këngëtares së njohur amerikane, e cila dhuroj donacionin prej mbi 15 mijë dollarësh në emër të vajzës dhe dy maceve të saj.
Pas ndihmës që ylli 28 vjeçar dhuroj për familjen Bartell, adhuruesja e këngëtares shprehi falënderimin për të dhe mbështetjen që ajo iu bëri në këto momente të vështira për familjen e tyre./Indeksonline/