14:47 / E Hënë, 12 Shkurt 2024 / AR

Taylor Swift dhuron spektakël me të dashurin

“Një sukses legjendar”, kështu e përshkruan Mahomes, lojtari më i mirë i Super Bowl 58, suksesin e Kansas City Chiefs, që në Las Vegas fituan 25-22 në kohën shtesë me përmbysje ndaj San Francisco 49-ers, për të triumfuar në sfidën planetare të futbollit amerikan, pa dyshim më të ndjekurën në Shtetet e Bashkuara.

Chiefs triumfuan për të katërtën herë, të tretën në 5 vitet e fundit, duke bërë “bis” si kampionët në fuqi, diçka që nuk ndodhte prej 20 vitesh, që nga koha e magjive të Tom Brady për New England. Edhe në këtë rast mund të flitet për një dinasti, është ajo e Pat Mahomes që lançoi për 333 jard, dhe vetëm 28 vjeç është në Olimpin e “Quorterback” më të mirë të çdo epoke.

Diferencën në kohën shtesë e bëri ai, bashkë me trajnerët e Chiefs, me mbrojtjen e Kansas që u konfirmua solide, me sulmin që bëri një intrerceptim, por mes situatave rokamboleske dhe rasteve të shpërdoruara nga kundërshtarët kishte gjithmonë një tjetër rast. Ishte Mahomes që çoi ndeshjen në shtesë në sekondat e fundit të kohës së rregullt, duke e fituar pastaj në shtesë.

Një lojtar përballë të cilit nuk ka shaka, teksa bëri dhe lojën vendimtare dhe kalimin nga 3 yard për touchdown për Mecole Hardman, me Mahomes që premtoi: nuk mbaron këtu, jemi ende të rinj.

SHPËRDORIMET E 49ERS

49-ers ishin njëmijë herë pranë fitores, për ta parë gjithmonë tu rrëshqiste nga duart, me mbrojtjen që mbajti pavarësisht dëmtimit në periodën e dytë të Dre Greenlaw, por skuadra u dhuroi 8 pikë kundërshtarëve. Shanahan humbet për të tretën herë dy herë si kryetrajner i 49-ers dhe një herë si koordinator ofensiv i Falcons, një ndeshje të Superbowl ku ishte në avantazhin e 10 pikëve. Nëse je në avantazh përgjatë gjithë ndeshjes dhe nuk arrin ta mbyllësh problemi është te gabimet e tua.

SPEKTAKLI

Spektaklin e garantuan Usher dhe Alicia Keys në të famshmin Half Time Shom me një mori vipash në tribuna, ku ishte dhe Lebron James dhe Taylor Swift, “ylli” i popit, që bënte tifo për të fejuarin e saj, Travis Kelce, të Chiefs që pas një pjese të parë të keqe, ku spikati vetëm për ulërimat ndaj trajnerit, shpërtheu në të dytën.

Las Vegas mikpriste Super Bowl për herë të parë, dhe ofroi një sfidë intensive, të ekuilibruar dhe me drithërima. Ishte hera e dytë në gjithë historinë që sfida e madhe shkonte në shtesë, një spektakël i stërzgjatur për 69 mijë e 629 spektatorët në tribuna , mbi 84 milionë spektatorë që e ndoqën nga Televizioni në SHBA, dhe qindra milionë të tjerë në mbarë botën.