Taylor Swift do të shkëputet 1 vit nga muzika, ja arsyeja

Taylor Swift duket se është e gatshme të marrë një pushim të gjatë nga karriera e saj muzikore pas një periudhe të ngarkuar për shkak të turneut të saj “Eras”.
Më 8 dhjetor në Vankuver përfundon zyrtarisht rrugëtimi i saj kulminant muzikor që zgjati gati dy vite, me mbi 150 koncerte në të gjithë botën. Megjithatë këngëtarja ka vendosur ta lerë pak karrierën mënjanë dhe t’i dedikohet më shumë partnerit të saj, sportistit Travis Kelce. Këngëtarja kërkon që vitin e ardhshëm të vendos një marrëdhënie më të shëndetshme me të dashurin e saj, të cilët nuk është se nuk e kanë pasur, por koha fizike mes tyre ka munguar disi.
“Taylor i ka thënë ekipit të saj se dëshiron një vit për të parë se si shkojnë gjërat në jetën e saj private”, shpjegoi një burim jozyrtar.