18:12 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / Andronika

Taylor Swift ka 5 sekrete bukurie që duhet të dini

Këngëtarja e muzikës kauntri, e kthyer në yll të popit, ka zakonet e saj të preferuara të bukurisë. Dhe sado shpesh të ndërrojë flokët, siç e pranon ajo, rutina e saj e bukurisë mbetet konstante. Le të shohim se çfarë sugjeron ajo dhe çfarë mund të përshtatet në jetën tonë të përditshme.

I pëlqen buzëkuqi i kuq

Ajo e mban kudo buzëkuqin e saj të kuq firmato, që nga paraqitjet e saj deri në plazh dhe e aplikon kështu: Vendos një shtresë buzëkuqi, e shtyp lehtë dhe e lyen me një furccë, më pas e përsërit procesin. Kjo ndihmon që buzëkuqi të qëndrojë më gjatë, duke pasur kujdes që të mos njollosë dhëmbët e saj. Për një make-up perfekt, ajo zgjedh sytë mace dhe përdor gjithmonë eyeliner të lëngshëm, të cilin e konsideron më praktik dhe më të lehtë.

Ajo nuk vendos shumë produkte në flokët e saj

Taylor Swift ka majat e thjeshta dhe me onde në flokët e saj dhe siç thotë ajo shmang përdorimin e shumë produkteve për flokët sepse nuk dëshiron t’u prishë natyralitetin. Dhe kur ajo ka një ditë të keqe për flokët, ajo preferon një gërshetë anësor për çdo ditë dhe nuk shqetësohet më për të.

Thekson hidratimin e lëkurës

Edhe pse në vitet e para nuk ishte aq e kujdesshme sa sot dhe flinte shpesh me grim, tani ajo ka disiplinë në rutinën e saj të bukurisë. Përveç larjes, ajo hidraton fytyrën dhe trupin çdo natë me kremin e duhur të fytyrës dhe locionin e trupit. Gjalpi i trupit me kokos është i preferuari i saj dhe nuk shkon askund pa krem ​​kundër diellit pasi lëkura e saj është e ndjeshme.

Ajo ndjek planin e saj të dietës

Ajo kurrë nuk shkon në një dietë të shpejtë. E ndërsa fillon me një mëngjes të bollshëm me vezë dhe petulla, më pas ha ushqime të lehta, ndërsa shmang pijet me sheqer dhe kafen. Ajo pi shumë ujë, ha sanduiçe, sallata dhe kos gjatë ditëve të javës dhe “thyen” rregullat në fundjavë.