10:49 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / MSH

Taylor Swift kërcënon studentin me padi, po ia përcjellë fluturimet

Grupi i avokatëve të këngëtares së njohur, Taylor Swift, ka kërcënuar me padi studentin Jack Sweeney.

Sipas ekipit ligjor të Swift, studenti po përcjellte dhe publikonte fluturimet e këngëtares, të cilat më pas i publikonte.

Ndonëse Sweeney ndiqte edhe fluturimet e vip-ave të tjerë, avokatët e Swift e kanë parë këtë gjë si “sjellje përndjekjeje dhe ngacmuese”.

Të njëjtit paralajmërojnë se një gjë e tillë do të ketë pasoja ligjore për Sweeney.

Jack Sweeney për vite me radhë, ka përcjellur lëvizjet e fluturimeve të ish-presidentit Donald Trump, biznesmenit Jeff Bezos, influenceres Kim Kardashian, Mark Zuckerbergut, e kështu me radhë.

“Ky informacion është tashmë aty” tha Sweeney, për Washington Post.

Sipas tij, ekipi i Taylor Swift beson se “ata mund të kontrollojnë botën”.

 Shefi i X dhe Tesla, Elon Musk, kishte bërë gjithashtu akuza serioze kundër Sweeneyt në të kaluarën.