15:50 / E Shtunë, 20 Prill 2024 / FR

Taylor Swift “mposht” Beyoncen me albumin e ri

Këngëtarja Taylor Swift ka befasuar fansat e saj me publikimin e albumit të ri, “The Tortured Poets Department”.

Madje, ky album pritej të kishte më pak këngë por doli të ishte një album me 31 këngë, që ishte një dhuratë e vërtetë për të gjithë fansat e Swift.

Sipas Billboard, tvm albuni “The Tortured Poets Department” është bërë albumi më i transmetuar në një ditë të vetme në vitin 2024 në Spotify.

Sipas shifrave, TTPD ka kaluar albumin e fundit të Beyonce, Cowboy Carter, i cili grumbulloi 300.41 milionë transmetime në javën e parë në Spotify, një numër që albumi i ri i Sëift mund ta tejkalojë.