17:16 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Taylor Swift në vuajtje, nëna e saj po përballet me tumor në tru!

Këngëtarja e njohur Taylor Swift po përballet me një situatë mjaft të vështirë, pasiqë nëna e saj po vuan nga tumori i trurit.

Pas luftës me kancerin e gjirit, ajo tashmë ka përpara një betejë tjetër të vështirë, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja e ka bërë të ditur këtë në dokumentarin e saj.

Taylor tha: “Teksa ajo po kalonte trajtimin e kancerit në gji, mjekët gjetën tumor të trurit. Simptomat e asaj që nja person kalon kur ka tumor në tru nuk është asgjë si ajo që kemi kaluar më parë me kancerin e saj. Kështu që thjesht ka qenë një kohë vërtet e vështirë për ne si familje”.  /Indeksonline/