75 Mall Live Search
13:02 / E Diele, 09 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Taylor Swift përqafon ish-in në mes të koncertit

Ka qenë një mbrëmje speciale ajo e koncertit të fundit të Taylor Swift, e cila nuk nguroi të ngjiste në skenë ish-in e saj, aktorin Taylor Lautner.

Ata të dy u takuan, i buzëqeshin njëri-tjetrit dhe u përqafuan. Kujtojmë se aktori e ka frymëzuar për një këngë të saj, pikërisht “Back to December”.

Lautner është pjesë edhe e videklipit të saj të fundit “I can See You”. Dyshja nisën historinë e tyre në 2009, megjithatë që nga ajo kohë, Swift ka përjetuar shumë histori të tjera, ndërsa aktori ka gjetur dashurinë e jetës, Taylor Dome, ndërsa u martuan bashkë vitin e shkuar. 

Kështu, 3 Taylor-at, tashmë janë mjaft miq, teksa Swift është shprehur se ish-i i saj dhe bashkëshortja aktuale janë dy prej miqve më të mirë.