Taylor Swift rikthehet me projekti e ri ‘Me’
Këngëtarja e njohur, Taylor Swift, pas një pauze është rikthyer me një projekt muzikor.
Kënga e saj e re mban titullin “Me” dhe paraqet 29 vjeçaren me një stil unik të viteve 60-ta në një videoklip me shumë ngjyra.

Kjo këngë ka ardhur në bashkëpunim me këngëtarin, Brendon Urie.

Me regji të Dave Myers dhe vet Taylor, këngëtarja është e shoqëruar nga një numër valltarësh.

Kjo këngë u mirëprit nga adhuruesit e shumtë të këngëtares, brenda vetëm brenda pak orëve të publikimit në ‘Youtube’ kjo këngë ka marrë miliona klikime./Indeksonline/
