Taylor Swift rikthehet në skenë, por jo në Vjenë

Pas anulimit të tre koncerteve të Taylor Swiftit në Vjenë për shkak të kërcënimit të terrorizmit, këngëtarja është planifikuar të kthehet në skenë në stadiumin Wembley të Londrës pas disa ditësh për shfaqjet finale të pjesës evropiane të “Eras Tour”.
Shfaqjet duhet të zhvillohen sipas planit dhe me sa duket me masa të rrepta sigurie, transmeton Indeksonline.
Siç raporton TMZ-ja, koncertet do të ruhen nga oficerë policie dhe roje të tjera private të sigurisë, të specializuar në antiterrorizëm.
Sipas TV, në hyrje janë vendosur edhe qen për zbulimin e eksplozivëve. Nga njëra anë, ky është një reagim ndaj sulmit terrorist në Vjenë, por edhe ndaj protestave të vazhdueshme në Britaninë e Madhe./Indeksonline/