20:00 / E Enjte, 25 Prill 2024 / AR

Taylor Swift thyen një tjetër rekord me albumin e ri

Albumi i Taylor Swift ka thyer një rekord të ri me mbi një miliard transmetime në Spotify që nga 22 Prilli.

Këngëtarja amerikane, e cila publikoi ‘The Tortured Poets Department’ javën e kaluar, tashmë është bërë artistja e parë në Spotify që ka kapur 300 milionë transmetime në një ditë të vetme.

Në një postim në X, Spotify shkruan: “Më 22 prill 2024, ‘The Tortured Poets Department’ e Taylor Swift u bë albumi më i transmetuar i Spotify në një javë. Albumi ka tejkaluar një miliard transmetime që nga publikimi i tij”