Taylor Swift u jep bakshish punëtorëve të saj 200 milionë dollarë

Taylor Swift ishte në skenë për herë të fundit të dielën në kuadër të turneut të saj “Eras” .
Ajo udhëtoi në pesë kontinente për gati dy vjet, mbajti 149 koncerte në 53 qytete dhe fitoi rreth dy miliardë dollarë, transmeton Indeksonline.
Ky është turneu me fitimet më të larta në histori dhe tani 34-vjeçarja ka falënderuar ekipin për suksesin e saj.
Sipas revistës “People”, Swift u pagoi punonjësve të përfshirë në turneun “Eras” një bonus prej 197 milionë dollarësh. Kjo do të thotë se pothuajse dhjetë për qind e të ardhurave totale të turneut u investuan në bonuse./Indeksonline/
@swiftie_dreams13 its really over. im sobbing! #erastour #taylorswift #tstheerastour #vancouvernight3 ♬ original sound – swiftie_dreams13