Taylor Swift zbulon detaje të propozimit romantik të Travis Kelce

Taylor Swift ka rrëfyer për herë të parë historinë e propozimit nga partneri i saj, Travis Kelce, gjatë një interviste në emisionin britanik “The Graham Norton Show”. Këngëtarja 35-vjeçare tregoi se momenti ndodhi këtë verë dhe e surprizoi plotësisht.
Më surprizoi totalisht. Nuk e dija çfarë do të ndodhte, por ai e kishte planifikuar çdo detaj -tha Swift, duke shtuar me humor se propozimi ishte “10 nga 10”.
Sipas saj, Kelce kishte ndërtuar një kopsht të tërë pas shtëpisë për t’i dhënë skenës një atmosferë të paharrueshme.
Ky moment romantik është pasqyruar edhe në albumin e ri të Swift, “The Life of a Showgirl”, ku ajo përmend disa herë partnerin e saj.
Kjo ishte paraqitja e parë televizive e këngëtares që nga fejesa, ku ajo u shfaq me një mini-fustan të zi të stolisur me gurë të çmuar dhe me unazën e fejesës në gisht, që mori gjithë vëmendjen e publikut.
E pyetur për planet e dasmës, Swift preferoi të mbetej e rezervuar: Do ta dini ju -u shpreh ajo, duke shtuar se aktualisht fokusi i saj është te muzika dhe projektet kreative.
Fejesa e çiftit ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare dhe është kthyer në një nga temat më të përfolura të javës, duke tërhequr interesin e fansave në mbarë botën.