17:53 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tayna befason, dukja e saj koment nuk do!

Tayna është drejt finalizimit të projektit të ri muzikor.

Rep-artistja më e suksesshme në vend pas një sezoni të stërngarkuar veror me shumë projekte e koncerte ka filluar punën për të sjellur muzikë të re për adhuruesit e saj të shumtë, shkruan Indeksonline.

Në llogarinë e saj personale në Instagram, Tayna ka ndarë një fotografi nga fotosesioni i klipit të ri.

Si çdo herë seksi në dukje, Tayna ka mahitur me ‘look-uk’.Reperja theksoj edhe këtë herë format e saj të përkryera në një veshje që linte shumë pak vend për imagjinatë.

“M’thirri n’darke e ju doka si darke,uh lala”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e fotografisë që me siguri është pjesë e shkëputur nga kënga e re.

Kujtojmë që ‘Bye Bye’ është lansimi i fundit i reperes në bashkëpunim me këngëtaren, Dafina Zeqiri./Indeksonline/