Tayna bëhet nostalgjike, kujton kohën kur sallat i kishte plot

Reperja e famshme kosovare, Tayna, përveç në muzikë që sjell vazhdimisht këngë që i bëhen hite, ajo vazhdon të jetë prezente në rrjetet sociale, duke ju sjell gjithmonë ngjarje nga jeta e saj fansave të shumtë që e ndjekin, shkruan IndeksOnline.
Sot kur edhe moti ka ndryshuar, duke rënë borë, duket se kjo i ka ndikuar Taynës që të bëhet paksa nostalgjike.
Ajo përmes disa videove ka kujtuar kohën kur sallat e saj nëpër koncerte brenda e jashtë vendit ishin të mbushura plot.
Të tilla i ka shpërndarë edhe nga 10 marsi i vitit 2019, atëherë kur nuk kishte pandemi e asgjë të cilët sot po e jetojmë.
Më poshtë ju sjellim pamje që ajo i ka shpërndarë në Instagram story:


