Tayna ‘bombastike’, ka disa fjalë për ata që e akuzojnë për operacione plastike!
Përveç një karriere të suksesshme, Tayna është mjaft e komentuar edhe për linjat e saj të formësuara dhe ‘bombastike’.
Reperja nga Prizreni shpesh herë është akuzuar edhe për ndërhyrje plastike në fizikun e saj, por edhe për editimin e imazheve që publikon, shkruan Indeksonline.

Ndonëse, ajo vazhdimisht ka treguar se është natyrale, këtë vendosi ta bëjë edhe me publikimin e një video që ka postuar së fundi në ‘Instagram’.
Tayna e dëshmojë edhe një herë që është krejtësisht natyrale dhe se format e saj i mirëmbanë me ushtrimet intensive në palestër.

“As ndërhyrje, as editim, boja qefin vetes sa t’dush” ka shkruar Tayna në mbishkrimin e videos.
Ndërkohë Tayna po bëhet gati një verë shumë të ‘nxehtë’ me disa projekte të cilat padyshim do të jenë hite./Indeksonline/
