75 Mall Live Search
21:42 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tayna ‘çmend’, linjat e saj lënë pa koment!

Sukseset e reperes femër më të suksesshme shqiptare nuk kanë të ndalur.

Projektet e shumta, koncertet dhe mbrëmjet e ndryshme muzikore po shtohen çdo ditë e më shumë për reperen Tayna, transmeton Indeksonline.

Por, edhe pse mjaft e angazhuar reperja nga Prizreni nuk e lë anash asnjëherë kujdesin ndaj linjave të saj, e të cilat asnjëherë nuk kalojnë pa vëmendje.

Tayna në fokus kishte edhe këtë herë format ‘bombastike’, me disa imazhe që ka hedhur së fundi në ‘Insatgram’ Tayna erdhi ‘flakë’.

Në një veshje provokuese e cila theksonte për mrekulli asetet impresive të reperes, ajo u shfaq në super formë.

Ndërkohë, projekti i fundit i Taynas është ‘Caliente’ ndërsa ka paralajmëruar edhe projekte të reja gjatë këtij sezoni veror./Indeksonline/