Tayna dhe Ledri mbrëmë ‘ndezën’ Ulqinin, dhurojnë atmosferë të paharruar
Kur reperja më e suksesshme femër, Tayna dhe reperi më i suksesshëm mashkull, Ledri Vula bëhen bashkë dihet se çfarë mund të ndodhë.
Kjo ka ndodhur mbrëmë ne Ulqin saktësisht në Plazhin e Vogël ku dy artistët më të kërkuara shqiptar ishin të ftuar për të performuar, shkruan Indeksonline.

Para një numri të madh adhuruesish, Tayna dhe Ledri dhuruan një nga performacat më të shkëlqyera së bashku.

Dyshja fantastike argëtuan adhuruesit e shumtë deri në orët e para të mëngjesit duke performuar hitet e tyre të njëpasnjëshme.

Publiku u elektrizua edhe më shumë kur ata u ngjitën së bashku në skenë për të kënduar hitin e tyre të njohur ‘A je’.
Ndërkohë, që të dy kanë një sezon të stërngarkuar me koncerte në vendet e ndryshme në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni./Indeksonline/