Tayna dhe Mozzik së shpejti me një bashkëpunim?
Dy prej artistëve më të suksesshëm në vend, Tayna dhe Mozzik si duket do të bashkohen për një projekt të radhës.
Dyshja fantastike që patën një vit të mrekullueshme edhe gjatë 2019 tashmë kanë bërë plane për vitin 2020.

Këto thashetheme u nxitën nga një postim që ka bërë së fundi reperja nga Prizreni, Tayna në të cilë nuk ka munguar reperi Mozzik.
“Edhe e lamë mos me i qit rrobat e spotit njëherë bre”, ka shkruar Mozzik, ndërsa i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Taynas, “kënga spekulushëm”.

Ndërsa, nuk munguan as komentet e dhe reagimet e shumta të adhuruesve të dy artistëve.
Në një prononcim për “Indeksonline”, kohë më parë menaxheri i reperes Rinor Hykolli nuk i ka shuar shpresat për një bashkëpunim, dhe tani duket se ka diçka konkrete./Indeksonline/