Tayna diplomon, nuk do ta besoni se në çfarë drejtimi
Padyshim është një nga fenomenet në estradën shqiptare. Tayna që nga hyrja në muzikë është bërë ndër emrat më të përfolur në shtypin rozë.
Por përkundër që është marrë me muzikë, Tayna ka vazhduar edhe me shkollim të lartë, transmeton Indeksonline.

Rep artistja gjatë ditës së sotme ka publikuar një fotografi ku shihet me rroba të diplomimit. Ajo ka treguar se ka arritur të diplomoj në drejtimin “Shkenca Kompjuterike”.
“Krenare dhe momente të lumtura”, ka shkruar Tayna në postimin e saj.

Së fundmi, ajo publikoi projektin e ri “Caliente”./Indeksonline/
