75 Mall Live Search
23:42 / E Martë, 01 Mars 2022 / AR

Tayna do të mbajë koncert në Luzanë, paratë e grumbulluara shkojnë për Fondin e FSK-së

Reperja e famshme kosovare Tayna, ka nisur fuqishëm vitin 2022 duke mbajtur koncerte jashtë vendit.

Krijuesja e shumë hiteve me datë 5 mars do të mbajë një koncert, datë kjo e cila bjen me datën kur filloi të vinte era liri me përjetësimin e familjes Jashari, shkruan Indeksonline.

Tani në liri, reperja ka vendosur që të shkoj në Luzanë të mbajë një koncert, e që paratë e grumbulluara do të shkojnë për Fondin e Sigurisë së Kosovës.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Ushtria e Kosovës edhe unë e dojmë shumë veten edhe Kosovën, se Kosova duhet me u deshtë sa vetja e edhe ma shumë. Për rastësi të bukur data 5 mars bjen me ditën kur filloi me ardhë era liri me përjetësimin e Jasharajve, dhe unë tash në liri nga Kosova në Luzanë shkoj me këndu bashkë me diasporën tonë! Shuma nga ky koncert shkon për Fondin e Sigurisë të Republikës tonë ❤️.

Ushtria jeme 🇽🇰”./Indeksonline/