Tayna e pandalshme, në studio për këngë të reja

Edhe këtë sezon veror, Tayna nuk po e ndal punën për sjelljen e projekteve të reja.
Reperja e njohur vetëm pak javë më parë lansoj këngën e re “Bass” e cila u prit mirë nga adhuruesit dhe tashmë ka kaluar shifrën e mbi 6 milionë klikimeve në Youtube.
Por, Tayna duket se nuk do ndalet me kaq pasi me tu kthyer nga pushimet reperja ka nisur punën në studio muzikore.

Reperja nga Prizreni ka publikuar një fotografi ku shihet producenti i muzikës dhe bashkëpunëtori i saj, Cricket.

Ndryshe, e njohur për stilin e saj të veçantë, Tayna së fundi bëri një ndryshim në dukjen e saj të cilën e tregoj përmes një fotografi seksi në Instagram./Indeksonline/