18:23 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Tayna e paramendon si do të jenë muajt e ardhshëm të 2020-ës

Tayna po e kalon kohën në shtëpinë e saj në Prizren pas angazhimeve të pandalshme që kishte për muaj të tërë.

Reperja e njohur e cila ka mbi 1 milion ndjekës në llogarinë e saj në Instagram edhe përkundërt izolimit, po qëndron afër adhuruesve me postim të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Teksa ditë më parë publikoj një “Freestyle”, ajo ndërkohë ka treguar se kohën po e kalon duke lexuar, dhe kështu sjell herë pas here edhe thënje motivuese.

Në një të fundit që ka sjellur këtë herë ajo përshkruan në mënyrën më të mirë se si do të duken muajt e ardhshëm të 2020 kur e gjithë kjo që po kalon njerëzimi të ketë kaluar.

“Paramendojeni këtë. Janë muajt e fundit të 2020. Shtëpitë tona janë të pastra dhe të organizuara. Ne jemi më të lidhur me partnerët tonë pasi kemi patur mundësi më shumë që të komunikojmë. Ne kemi dalur nga shtëpitë tona, bota është hapur përsëri dhe ne jemi  më të mirë, më të dashur. Së bashku po rindërtojmë botën”, shkruan ndër tjera shkrimi që Tayna ka ndarë me adhuruesit.

Ndërkohë, që qëndrojmë në shtëpi, të mendojmë pozitivisht është mënyra e duhur dhe të gjithë duhet ta bëjmë./Indeksonline/