Tayna e veçantë, për një dukje shpenzon afro 1000 euro

Ndër artistët më të kërkuara nga publiku padyshim që është edhe reperja e njohur Tayna.
Ajo ka pasur një sezonë tejet të ngarkuar me koncerte në çdo vend ku ka shqiptar, shkruan Indeksonline.

Në secilën paraqitje ka rënë në sy edhe dukja e saj, me të cilën kujdeset që të bëj ‘boom’ çdoherë.
Në imazhin e publikuar së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja ka shpenzuar në total 875 euro.
Kjo jetë luksoze vjen pasi ajo ka përfitime të mëdha duke qenë ndër këngëtaret më të pëlqyera për publikun shqiptar.
E kjo jo rastësisht, pasi Tayna ka punuar fuqishëm që kur u inkuadrua në muzikë dhe akoma vazhdon të jetë në listën e më të kërkuarave nga publiku./Indeksonline/
