17:57 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tayna ‘flet’ në telefon nga vaska

Tayna është një nga emrat më të komentuar momentalisht të show biz-it shqiptar.

Reperja e re nga Prizreni arriti që brenda një kohe të shkurtër të prek majat e suksesit, madje ajo aq projekte muzikore që lansoi u kthyen në hite.

Së fundmi Tayna është bërë aktive edhe me fotosesione. Nga vaska, duke pirë cigare dhe me një shishe alkool në dorë, artistja vjen joshëse në fotografinë e fundit të postuar në llogarinë e saj Instagram.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit, ështe ajo ‘A je’ që e solli në bashkëpunim me Ledri Vulën në fund të vitit që lamë pas./Indeksonline/