75 Mall Live Search
18:24 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Tayna gati të ‘ndezë’ atmosferën në sheshin ‘Zahir Pajaziti’

Tayna është bërë imazhi më i ri i kompanisë së njohur të kafes ‘Princ Instant’.

Përveç reklamave që reperja do të realizoj gjatë kontratës me ‘Princ Caffe’ ajo sot poashtu do të mbajë një koncert falas për adhuruesit e saj të shumtë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Pak para se Tayna të ngjitet në skenë ku po e presin një numër i madh i adhuruesve, ajo ka treguar për dukjen para koncertit.

 E veshur vetëm me një këmishë të shkurtë me ngjyrë të bardh dhe kapele të zezë ajo dukej e gatshme për të ‘ndezur’ atmosferën./Indeksonline/