Tayna hynë në duart e grimeres së njohur për projektin e ri
Tayna është njëra nga reperet më të njohura shqiptare, ani pse shumë vonë ka hyrë në tregun muzikor shqiptar. 
Ditën e djeshme ajo dhe reperi i njohur, Ledri Vula kanë publikuar projektin e ri “Aje”, i cili për ma pak se 24 orë ka arritur pothuajse 1 milion klikime. 
Në imazhet e fundit, shohim që Tayna është grimuar nga Sellma dhe po duket shumë e bukur dhe me stil.
Ashtu sikurse edhe vet projekti, Tayna në të po duket shumë e veçantë dhe e bukur./Indeksonline/



